Agjencia e trajtimit të shërbimeve

DUE DILIGENCE

Është një investigim ose mbikëqyrje e kujdesshme e cila kryhet përpara se një individ ose biznes pritet të kryejë një marrëveshje ose akt dakortësie të një rëndësie të caktuar. Ne ju shërbejmë me të gjitha sferat e due dilligence:

Administrative

Financiare

Ligjore

Taksore

Fushëveprimi i due dilligence, i cili gjithmonë përcaktohet në lidhje me ju, varet nga madhësia dhe shkalla e transaksionit dhe rreziqet përreth.

Shërbimi ynë i due dilligence fokusohet në elementët më kritikë të transaksioneve, duke përfshirë:

Identifikimi dhe përcaktimi i industrisë dhe rreziqet dhe mundësitë specifike të marrëveshjeve
Vlerësimi i cilësisë dhe arsyeshmërisë së të ardhurave historike dhe të projektuara dhe flukseve të mjeteve monetare

Vlerësimin e cilësisë së aseteve
Identifikimi i kostove të fshehura, angazhimeve dhe rasteve të paparashikuara
Identifikimi dhe caktimi i ekspozimeve tatimore
Identifikimi dhe përcaktimi i detyrimeve që mund të jenë pengesa
Theksimi i çështjeve që mund të ndikojnë në çmimin e blerjes ose kushtet e kontratës