Agjencia e trajtimit të shërbimeve

15

vite eksperiencë

2013

anëtarë në studiot e Bashkimit Europian

85%

të çështjeve të fituara

RRETH NESH

Studioja jonë është themeluar në 2005 si një zyrë për konsulta ligjore. Aktiviteti nisi fillimisht në qytetin e Tiranës dhe Dibrës.

Vetëm pas dy vitesh, zyra jonë ligjore u shtri në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke siguruar shërbimin më të plotë për zgjidhjen e problemeve tuaja.

Në 2008, nisëm bashkëpunimin me Studio Legale di Monaco, duke nisur një marrëveshje ndërkombëtare me rezultate të frytshme. Numri i bashkëpunimeve tona është rritur vit pas viti, si në aspektin e shërbimeve ligjore, ashtu edhe financiare.

Tisa UK, një kompani globale me eksperiencë në Mbretërinë e Bashkuar bashkëpunon me agjensinë tonë prej tashmë 10 vjetësh. Kështu, krahas shërbimeve ligjore shumëplanëshe, ne jemi të specializuar në shërbimet kontabël dhe sigurimin e stabilitetit financiar për individë dhe biznese.

Duke bashkëpunuar me këto zyra ligjore, ne kemi marrë një eksperiencë dhe etikë pune të frymëzuar nga modelet e huaja, për të sjellë zgjidhjet më të mira në vendin tonë.

Qëllimi ynë është që me anë të punës sonë të japim gjithmonë një përgjigje të matur dhe të drejtë. Këto dy karakteristika janë pjesë e pandarë e asaj që bëjmë, duke na siguruar jetëgjatësinë dhe besimin që i takon një zyreje ligjore serioze.

EKIPI YNË

Av. Roland Islami

Av. Roland Islami, ushtron profesionin e tij si avokat prej 15 vjetësh.

Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Më pas ka vijuar studimet me një master shkencor nga Universiteti i Vjenës. Është administrator i TISA Albania, civilist, penalist, njohës i të drejtës administrative dhe ndërkombëtare civile e penale. I regiistruar pranë Ordine dei Avoccati Itali, në Studio Legale di Monaco. Pedant në Gjykatën e Lartë, në gjykatën e kasacionit Itali dhe në gjykatën e Strasbourg.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane dhe arabe. Themeloi Agjensinë e Trajtimit të Shërbimeve Juridike në vitin 2005, ku ende vazhdon aktivitetin e tij. Ai është jurist në Sindikatën e Punonjësve të Policisë së Shtetit.

 

Av. Tufik Xhurxhi

Avokat i specializuar në çështjet ndërkombëtare në shtetin e Turqisë. Me eksperiencë të lartë në çështjet e pronave të ish-pronarëve, përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Turqi, shoqërive turke dhe shtetasit turk në Shqipëri.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe turke.

Eksperte kontabel i miratuar dhe Vleresuese e Pasurive te Paluajtshme Burbuqe Islami

Ekonomiste Burbuqe Islami, e specializuar per çështjet e kontabilitetit dhe konsulencës financiare, administratore e aseteve kriminale, inspektore financiare publike, eksperte kontabel e miratuar dhe vleresuese e pasurive te paluajtshme.